Zbulohet kur do të martohet Armina dhe Shkëlzeni

Armina dhe Shkëlzeni janë kthyer prej vitesh në një nga çiftet më të pëlqyer për publikun dhe ndër më të komentuarit në media. Armina me deklaratat e fundit ka lënë të kuptohet se ata po mendojnë martesën dhe Armina ka nisur përgatitjet për fustanin e nusërisë.

Në një intervistë për “Prive”, Armina u pyet nga gazetari për datën e dasmës dhe fashionistja fillimisht refuzoi të përgjigjej.

“Është viti i ardhshëm?”, e pyeti gazetari. “Besoj se po”, tha Armina.

Pritet që dasma e Arminës dhe Shkëlzenit të jetë madhështore dhe me të ftuar VIP.