VIDEO/ Daja rikthen Skënderbeun e lavdishëm: Nuk dua të ndryshoj asgjë në ekip

Europa mund ti bëjë bllokadë Skënderbeu, mund ti pres shpresën për të ardhmen por nuk mund ti heq kurrsesi sharmin e një ekipi që di të luaj futboll të bukur.

Skënderbeu mund të mos jetë më aktiv si dikur në merkato, mund të ul stekën e pretendimeve por sërish në rastin më të keq mbeten një ekip i vështirë për tu thyer.

Dëmtimet e shumta, forma jo e duhur fizike, një fazë përgatitore e nisur në limite, janë disa nga faktorët që kanë sjellë ketë ecuri të ekipit korçarë, një sezon me ulje ngritje të mëdha por në fund Skënderbeu mbetet aty, në garë për objektiva të rëndësishëm.

Kreu është vetëm 2 pikë larg, me të drejtë Ilir Daja nuk dëshiron të ndryshoj asgjë në skuadër, përballë Kukësit zhvilluan mbase ndeshjen më të mirë të sezonit, duke i sjellë në kujtesë Dajës atë ekip që dikur dominonte futbollin shqiptar në çdo aspekt.