Vendi ku temperaturat janë aq të larta sa po instalohen kondicionerë edhe në ambiente të hapura

Në Katar temperaturat janë aq të larta sa në këtë vend janë filluar të instalohen sisteme kondicionimi në vende të hapura për t’u siguruar që njerëzve të mos u bjerë të fikët nga i nxehti.

Vendi që ndodhet në Perëndim të Azisë, i cili njihet si më i nxehti i botës, po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta që kanë shkuar deri në 46 gradë Celsius gjatë muajve të verës.

Duke marrë parasysh që Kupa e Botës do të mbahet në Katar në vitin 2020, autoritetet po sigurohen që të jenë të përgatitura mirë për këtë event ndërkombëtar.

Në disa prej stadiumeve janë prezantuar kondicionerët për ambiente të hapura. Veç stadiumeve, kondicionerë janë vënë edhe në rrugë e markete që ndodhej jashtë.

Autoritet në vend duan që qytetet të jenë të banueshme edhe në vitet që do të pasojnë dhe për këtë arsye, freskues gjigantë po instalohen përgjatë trotuareve në zonat ku bëhen blerje në mënyrë që njerëzit të mos kenë pasoja nga i nxehti ndërsa bëjnë punët e përditshme.

Masa të mëtejshme janë marrë në kryeqytetin Doha, ku Autoriteti i Punëve Publike e lyer Rrugën Abdullah Bin Jassim me ngjyrë blu në përpjekje për të ulur ndjeshëm temperaturën e asfaltit me rreth 15 deri në 20 gradë Celsius.

Edhe pse ka njerëz që thonë se këto masa janë drastike, ekspertët thonë se janë të nevojshme pasi ndryshimet klimaterike mund ta përkeqësojnë situatën në vitet në vijim.