U ekzekutua në Bularat, flet motra e Kostandin Kacifas: Qeveria greke të ushtrojë presion për të sqaruar vrasjen e tij

Ka kaluar një vit nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës dhe motra e grekut të ekzekutuar ka folur për mediat greke në lidhje me këtë rast mjaft të diskutuar.

Kostandin Kacifas u vra në Shqipëri më datë 28 tetor, ditën e Pavarësisë së Greqisë. Familjqrët e Kacifas janë duke pritur me padurim nga autoritetet shqiptare që të zbardhin vrasjen e 35-vjeçarit, për të zbuluar arsyet se përse ai është vrarë, shkruajnë mediat greke.

Fillimisht, policia shqiptare ka thënë se Kacifasi hapi zjarr ndaj tyre dhe kishte armë me vete, prandaj kanë qëlluar drejt tij, duke e lënë të vdekur në vend. Një shërbim përkujtimor u mbajt dje në Kishën e Shenjtë Metropolitane të Shenjtorëve Konstandin dhe Helena në Pire, në kujtim të Kostandin Katsifas, shkruajnë mediat helene.

Violeta, motra e madhe e Kostandinit tha për mediat greke se dëshiron të dijë sesi vdiq vëllai dhe do të dijë autopsinë për ekzekutimin e tij ën fshatin minoritar helen në Shqipëri. “Na tregoni nëse ka diçka pse ata ekzekutuan vëllain tim. Na jepni dosjen e çështjes. Diçka duhet të ishte dhënë. Nuk ka asnjë përgjigje serioze përgjegjëse. Ata duan një zgjatje tjetër. Ata duan ta zgjasin çështjen për më 2020. Nëse ata kanë video pse nuk na tregojnë? Familja nuk mund të qëndrojë në atë mënyrë“, deklaroi ajo.

Timoleoni, kunati i Kacifasit shprehet se pala shqiptare do që ta lërë çështjen në harresë. Sipas mediave greke, policia shqiptare vazhdon që të terrorizojë pakicën etnike helene në jug të Shqipërisë. Madje, familja Kacifas ka paralajmëruar padi ndaj policisë shqiptare.