Tetori Gjerman, Muri i Berlinit në art

Në kuadër të Tetorit Gjerman, u zhvillua aktiviteti i cili u kushtohet strategjive artistike të subversionit në art dhe aktivizimit në kontekstin e Murit të Berlinit nga aksionet e Fluxus të viteve ’60, te grafitet dhe filmat Underground-Super-8 në vitet ’80 deri te ndërhyrjet bashkëkohore.

Marie Arleth Skov, një historiane arti daneze me banim në Berlin dhe kuratori berlinez e kulturologu Lutz Henke, në aktivitetin e mbajtur në Tiranë, analizuan qasjet e tyre estetike dhe metodike të artistëve, që kanë punuar kundër Murit, mbi të apo me të, duke qenë pra në një përballje artistike me Murin – si simbol dhe fakt material.

Prej dekadash tanimë artistët reagojnë në një mënyrë të veçantë ndaj Murit të Berlinit, por edhe ndaj konceptit të barrierave të kufijve në tërësi, dhe e bëjnë këtë me mjete artistike si absurdin dhe fantazinë, me „dekorime“ ironike dhe shkatërrim.

Ndër shembujt që u diskutuan bënin pjesë punimet e Joseph Beuys, Allan Kaprow, Rainer Fetting, G.L. Gabrie, Die Tödliche Doris, Notorische Reflexe, Gordon Matta Clark, Keith Haring, Stephan Elsner, Wermke/Leinkauf si dhe p.t.t.red.

Ky aktivitet në Zeta Gallery në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë u zhvillua në gjuhën angleze dhe me hyrja ishte e lirë.