Skënderbeu – portreti më i pasqyruar ndër vite në monedhat shqiptare

Portreti më i pasqyruar ndër vite në monedhat e kartëmonedhat shqiptare është ai i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Portretin e tij e gjejmë për herë të parë në kartëmonedhat krahinore të Korçës në vitin 1921, të emërtuara për nder të tij “Skënder”, përcjell Kohajone.

Me krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, portreti i heroit qëndron në monedhën prej ari 20 franga të vitit 1926. Në vitet në vijim, portretin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por edhe simbole të lidhura me të, i gjejmë në shumë kartëmonedha qarkullimi, por edhe në monedha përkujtimore pa kurs ligjor.

Po ashtu, në kartëmonedhat e qarkullimit të vitit 1949, në kartëmonedhën 500 Lekë të vitit 1964, në monedhat përkujtimore të vitit 1968, në kartëmonedhën 1,000 Lekë të vitit 1992, në kartëmonedhën 5000 Lekë të vitit 1996 e rishtypjet, në monedhat përkujtimore të vitit 2018 dhe së fundmi në kartëmonedhën 5000 Lekë të vitit 2017.