Shqiptarët rendin pas këtij shteti por ka kryeqytetin më të vetmuar në Europë

Një në çdo dy shtëpi banohet nga vetëm një person në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë. Shumë shoqata organizojnë festa përqafimi profesional, grupe në gacebook ku njerëzit e moshuar ta vuajnë më pak vetminë. Partia e Merkelit do që kryeqyteti të ketë edhe një komisioner zyrtar për vetminë.

Maik Penn, zëdhënësi i CDU për Berlinin, tha për DË se lufta ndaj vetmisë shkon përtej çështjeve partiake. “Duhet të bëjmë diçka për njerëzit e vetmua të të gjitha partive, sepse kjo prek të rinj e të vjetër, të varfër e të pasur. Mund t’i ndodhë kujtdo”.

Kjo formë izolimi i personave nuk është vetëm në Gjermani. Britania e Madhe e ka caktuar që në vitin 2018 një ministër për vetminë, pas një studimi që tregoi se 9 milionë britanikë ndiheshin të vetmuar. Shkencëtarët thanë se vetmia ishte më e dëmshme për shëndetin sesa të tymosje 15 cigare në ditë dhe nuk prekte vetëm të moshuarit.