Shefi i JP Morgan: Libra është një ide e mirë që nuk ka për t’u bërë kurrë realitet

Shefi i bankës JP Morgan, Jamie Dimon, tha se kriptovaluta Libra është një ide e mirë por që nuk ka për t’u bërë kurrë realitet.

Këto komente ai i dha gjatë një fjalimi në Konferencën Instituti Ndërkombëtar i Financave, duke shtuar se ideja e Libras nuk është unike dhe më pas ktheu vëmendjen drejt kriptovalutës të kompanisë që ai drejton duke zbuluar se JPMorgan ka shpenzuar 11 miliardë dollarë në zhvillime teknologjike këtë vit, përcjell KohaJone.

Dimon tha se qëndrimet e tij rreth kriptovalutës së Facebookut nuk përbëjnë kërcënim për planet e kriptovalutës së kompanisë së tij.

Muaji tetor u karakterizua me ikje të shumë anëtarëve të Libra Association si Visa, eBay, Stripe, Mastercard dhe PayPal.

Kompanitë u larguan sepse kriptovaluta nuk përputhet me rregulloren amerikane kundër pastrimit të parave.