Refuzimi nga BE, Berisha sulmon Ramën: Pas trenit, humbëm rrugën dhe stacionin

“Vendimi i Brukselit ishte fatal për projektin europian të shqiptarëve, të cilin e bllokoi për 46 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës e bllokoi për 8 vite me radhë monstra e dyte e zeze kombëtare Edvin Mafia”.

Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me vendimin e BE për të mos çelur negociatat me Shqipërinë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha tha se shqiptarët jo vetëm humbën trenin për të katërtin vit me radhe po kësaj radhe edhe stacionin dhe rrugën.

Teksa sulmon kryeministrin Edi Rama, Berisha e quan situatën në të cilën ndodhet vendi fatalitet.

REAGIMI I BERISHËS
Fatalitet!

Ne Bruksel me Edvin Mafine kesaj rradhe humbem jo vetem trenin por dhe stacionin edhe rrugen!
Miq, data 18 tetor e vitit 2019 do te gdhendet ne muret e kohes te ketij vendi me nje fjale te vetme, te cilen po e marr hua nga Viktor Hygo, fjalen qe u gjend e shkruajtur ne themelet e Katedrales: Fatalitet!
Kete date Shqiperia, endrra europiane e Frasherlinjve te pavdekshem dhe e rinise studentore te viteve 90-te dhe e mbare shqiptareve moren goditjen me te rende politike te 30 viteve te fundit.
Ato morën de facto atë qe quhet goditje e mëshirës pasi prej kater vitesh Edvin Kristaq Mafia me narkoshtetin e tij kishte futur ne vdekje klinike projektin e integrimit europian te Shqipërisë.
Po pse me 18 tetor te vitit 2018 ne samitin e me te mëdhenjve te BE ne Bruksel projekti i integrimit europian te Shqipërisë mori për shkak te Edvin Mafise nje goditje fatale?
Pse me vendimin e fundit te liderëve te BE ne humbëm jo vetëm trenin, te cilin e humbasim katër vite me radhë por humbëm edhe stacionin dhe vete rrugen?
Vetem duke kuptuar çfare ndodhi vjet me Shqiperine ne Luksemburg mund t’ju përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe te kuptojme fatalitetin qe ndodhi me ne me 18 tetor 2019 ne Bruksel! Ne vitin 2018 Komisioni Europian duke konsideruar se janë plotësuar nga qeveria shqiptare 5 kushtet rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqipërinë.

Ne pranvere te vitit 2018 Bundestagu hodhi poshtë si te pa vërtet pretendimin e Komisionit dhe shtoi nga 5 ne 7 kushtet qe duhet te plotësonte Shqipëria para hapjes reale te negociatave, duke i ndare njëlloj si këtë vit, dmth disa duhej te plotësoheshin para se te mblidhej Konferenca e Pare dhe te tjerat para se te mblidhej Konferenca e dyte, qe shënon dhe hapjen reale te negociatave pra te diskutimit me dy kapitujt e pare.
Në Luksemburg Franca dhe vende të tjera të pranishme në Samit mendonin se hapja e negociatave me Shqipërinë që nuk kishte plotësuar kushtet, nuk duhej te diskutohej fare deri sa vendi te plotesonte vertet ato, pasi edhe vet propozimi i Bundestagut dëshmonte se Shqipëria nuk ka plotesuar kushtet.
Pas debatesh të gjata në Luksemburg u arrit një “Kompromis” i qëndrimit gjerman që negociatat të mos hapeshin me Shqipërinë pa plotësuar 7 kushtet dhe qëndrimit francez dhe i disa vendeve të tjera që vendimi te merrej vetëm pas plotësimit të kushteve, ky kompromis u arrit me vendimin unanim sipas të cilit në rast se qeveria shqiptare do plotësonte 7 kushtet atëherë hapeshin ne fundin e vitit 2019.
Keshtu qeverise shqiptare iu dhane 17 muaj kohe per te plotesuar kushtet.
Mirëpo gjate këtyre 17 muajve Edvin Mafia jo vetem qe nuk plotesoi asnje nga 7 kushtet por:
a-)dolën regjistrimet e publikuara ne Billd qe implikonin direkt Edvin Mafine dhe narkoministrat e tij
b-)u publikuan dhjetra kronika dhe editoriale qe cilesonin shetitin e Edvin Mafise si narkoshtetin e vetem ne Europe
c-Edvin Mafia zhvilloi zgjedhjet e para moniste jo demokratike ne historine e pas renies se Perdes se Hekurt, te cilat u bojkotuan jo vetem nga opozita por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes si dhe u damkosen nga raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR.
Megjithe keto Komisioni Europian deklaroi perseri si nje vit me pare se Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte.
Pikerisht kjo gjendje detyroi Bundestagun te hedhe poshtë si te pa vërtet rekomandimin e Komisionit Europian dhe shtoi nga 7 ne 9 kushtet qe duhet te plotësonte narkoqeveria e Edvin Mafise para se vendi te hape negociatat dhe nuk cakoi asnjë date pra shtyu sine die hapjen e negociatave. Por shumica e vendeve ne Bruksel nuk pranuan këtë propozim. Po pse? Ato nuk ishin dakord sepse nje propozim si ky por me 7 kushte e kishin pranuar 16 muaj me pare por Edvin Mafia jo vetem nuk plotesoi asnje kusht por rrenoi standarte te tjera. Prandaj dhe presidenti Macron deklaroi se ai nuk pranon te “genjeje vetveten”pasi siç thote fjala e urte ”me genjeve nje here është keq per ty por po me gënjeve per se dyti eshte keq per mua sepse kam gënjyer veten time”.
Prandaj dhe shumica e vendeve te BE bazuar ketu edhe ne P/Jo e Gjermanise refuzuan, hodhen poshte duke mos caktuar asnje afat kohor te Jo se tyre hapjen e negociatave me Shqiperine. Miq, kesaj here ne kemi humbur jo vtem trenin per te katertin vit me radhe po kesaj radhe, fatale eshte sepse ne kemi humbur edhe stacionin dhe rrugen. Presidenti Macron ne nje deklarate te cilen mediat me dashje apo pa dashje e kane censuruar, ai tekstualisht thote: “Une thashe, une besoj se ka nje mospajtim lidhur me procesin e zgjerimit ne vetvete. Ende une besoj se ne mund te hapim nje fare diskutimi (me to, – shenim i imi) por pa u zgjeruar. Askush nuk duhet te mundet te bashkohet (me BE, – shenim i imi) para se sa te reformoje veten e tij dhe ne para kesaj duhet te reformojme procesin qe ai te mund te jete i diferencuar dhe i rikthyeshem. “ Mendoj se keto fjale deshmojne qarte se do te kete negociata por jo per zgjerim, pra per anetaresim, madje para kesaj duhet qe BE te reformoje vet procesin, ta beje ate edhe te rikthyeshem kur behen hapa mbrapa.
Presidenti Macron kerkon vettingun e realizimit nga vendet kandidate te objektivave te anetaresimit dhe ai kerkon pikerisht ndryshimin e procesit te vetingut, pasi vetingu i deritanishem i Komisionit Europian sic eshte deshmuar ne rastin e Shqiperise eshte jo real. Lidhur me kete qendrim agjensia Reuter njofton gjithashtu se vet presidenti thekson se: “nuk mund te kete progres drejt anetaresimit deri sa BE te ndryshoje ne menyren se si dhe kur kandidatet (si puna e Shqiperise, – shenim i imi) vetohen per plotesimin e objektivave te pranimit, te cilat varjojne nga politikat ekonomike tek te drejtat e njeriut dhe shteti ligjor.
Si perfundim, vendimi i Brukselit ishte fatal per projektin europian te shqiptareve, te cilin e bllokoi per 46 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes dhe duke filluar me keshilltaret e Fierit dhe mos votimin e tre ligjeve, dhe deri sot e bllokoi per 8 vite me radhe monstra e dyte e zeze kombetare Edvin Mafia! sb