Rama vijon me lojën e deklaratave “pro” qeverisë, citon kryeministrin italian: Shqipëria i meriton negociatat

Kryeministri Edi Rama vijon taktikën e tij të shpërlarjes së trurit duke gjetur qëndrime të zyrtarëve europianë të cilët kanë lavdëruar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, dhe se shkak i mosçeljes së negociatave të anëtarësimit me BE-në, ishte thjesht një kapriço e presidentit francez, dhe jo mungesa e rezultateve.

Pasi “përdori” deklaratën e kreut në ikje të KE, Donald Tusk, i cili tha se nuk është faji i Shqipërisë për mos hapjen e negociatave, tashmë Rama ka zgjedhur që përbri deklaratës së Bashës të vendosë me foto-montazhin e tij kryeministrin italian Conte, i cili ka deklaruar se vendim i Brukselit është një gabim historik, pasi sipas tij Shqipëria i meriton negociatat.