Rama për zgjedhjet e parakohshme: Dielli lindi përsëri, opozita dështoi të na bllokonte negociatat!

Edi Rama gjatë konferencës për dështimin e negociatave

Në përfundim të mbledhje së Kryesisë, kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj interesit të mediat lidhur me deklaratat e kryedemokratit Basha për të ndjekur shembullin e Maqedonisë dhe për të çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme

“Këtu nuk ka asgjë të re. Ata kanë punuar shumë fort e nuk kanë lënë gur pa luajtur. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur arfiticialisht në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë. Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëraur një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Sic e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vijon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok”,- u shpreh Rama.