Rama fton studentët të pajisen me Kartën e Studentit

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, mëngjesin e kësaj të hëne, u bën thirrje të gjithë studentëve që duan të aplikojnë pranë fakulteteve të tyre përfshirë edhe rrethet, për t’u pajisur me Kartën e Studentit.

Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “Karta e Studentit”.