Princi arab nuk ndalet, gati ofertën stratosferike për të blerë Manchester Unitedin

Mohamed Bin Salman, princi i Kurorës së Arabisë Saudite, e ka ndarë mendjen që të blejë një nga ekipet më të njohura në Angli, por edhe në botë.

Së fundmi, ai ka bërë gati një ofertë të tretë për të blerë Manchester Unitedin.

Selman ka bërë edhe dy përpjekje të mëpërparshme prej afro 3 miliardë paund, për ekipin anglez, por familja amerikane që zotëron aksionet e “djajve” që prej vitit 2003, nuk ka pasur asnjë plan për t’i shitur ato.

Por, “Mirror” zbulon se gjërat mund të kenë ndryshuar këto kohë dhe Princi Mohamed po përgatit një ofertë të tretë, e cila këtë herë mund të dëgjohet nga amerikanët.

E sigurt është që do jetë mbi 3 miliardë paund, por shifra ekzakte nuk dihet ende…