Pas vizitës së kryeministrit rus, Serbia: Ne nuk hyjmë në NATO

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar sot se Serbia nuk ka ambicie për tu bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Në një deklaratë pas takimit me homologun e tij rus, Sergei Shogun, Vulin tha se pozicioni i Serbisë është që të qëndrojë neutrale ndaj aleancave, si ajo e NATO-s.

Qëndrimi i Serbisë vjen pas një sërë vizitash të nivelit të lartë nga Rusia që janë zhvilluar këtë javë në Beograd. Gjatë fundjavës, kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev ishte në Serbi për të marrë pjesë në ceremonitë e 75-vjetorit të çlirimit të Beogradit.

Medvedev premtoi më shumë mbështetje ushtarake për Serbinë. Gjatë viteve të fundit, Rusia ka dhuruar një numër të konsiderueshëm avionësh dhe armatime të ndryshme për ushtrinë e Serbisë.