Parlamenti Europian, të enjten rezolutë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ditën e enjte, Parlamenti Evropian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut. Këtë e vendosën deputetet në seancën e sotme në PE pas një votimi duke ngritur dorën, raporton ANSA.

“Diskutimi për deklaratat e Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mbyllet me një rezolutë që do të votohet ditën e enjte nga PE-ja”, saktësoi presidenti i parlamentit evropian, David Sassoli.

Shumica e vendeve anëtare nuk duan të humbin kohë, ndërsa i tremben faktit që moshapja  e negociatave për dy shtetet ballkanike, mund të ndikojë në uljen e besueshmërisë dhe ndikimit të unionit në rajon.