Negociatat, Nesho: Macroni ka ndihmuar jo vetëm Europën, por edhe Shqipërinë

Ish-ambasadori, Agim Nesho i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se presidenti Francës, Emmanuele Macron ka ndihmuar të gjithë Europën dhe në mënyrë indirekte edhe Shqipërinë.

Ne jemi jashtë standardeve dhe mua më vjen keq që edhe njerëz shumë të nderuar që kemi ne këtu bien ndesh e propagandës bajate të disa sharlatanëve që në vend të tregojnë se ku është hëna të tregojnë atë gjë që bën budallai. E kapi Macron…

Jo! Macron ka ndihmuar jo vetëm Europën, por ka ndihmuar indirekt edhe Shqipërinë dhe mos bëjë edhe protagonist për të mos pranuar. Ai e ka thënë vetë si mund ta lëmë jashtë ne Shqipërinë.

Por ka frikë nga proceset që ndodhin në Shqipëri. Ka frikë se ky lider i pakontrolluar, një lider që shikon diellin dhe në momentet që Gjermania i ka vënë 9 kushte se si duhet të veprojnë institucionet shqiptare, ai thotë po të duan le të vijnë ata në parlament ne i kemi lënë vendin bosh”, u shpreh diplomati Agim Nesho.