Maliqi, Ramës: Dorëhiqu urgjent, ose populli do të marrë në dorë fatet e vendit

Deputeti Lefter Maliqi shkruan në “Facebook” se këtë javë nuk do të ketë Parlament dhe mbledhje komisionesh. Sipas tij, kjo është java e zezë për “piktorin dështak”, siç e cilëson ai kryeministrin Edi Rama, pasi Evropa i mbylli dyert.

Maliqi vijon më tej, teksa thekson se Rama e nxiu vendin me korrupsion, drogë, varfëri, papunësi, shpopullim, shantazhe e kërcënime, deputeti i kërkon të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Postimi i plotë i Maliqit

Të dashur miq,
Sapo më njoftuan se kjo javë do jetë java e gjelber dhe s’do ketë as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo javë është Java e Zezë për piktorin dështak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, drogë, varfëri, papunësi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kërcënime, gazetarë, artistë, prokurorë, gjyqtarë, opozitarë, qytetarë, studentë, burgosje për të varfrit e kundershtarët dhe liri për bosët e krimit, kapje institucionesh, shkelje të të drejtave të njeriut, abuzime me detyrën, emërime nepotike. Mbushi parlamentin me deputetë me të shkuar kriminale, vendosi kryebashkiakë të denuar në Evropë, e la vendin pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese, me prokuror të pergjithshëm të komanduar, zvarriti dosjet e përgjimeve me deputetët e ministrat e tij në shitblerje votash etj.

Rama urgjent të dorehiqët, vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le të marrë në dorë fatet e vendit me çdo mjet demokratik.