Libri i verdhë dhe entusiazmi sot pse kërkova pastërtinë e figurës time

Nga Luan Shtepani

Lajmi i mirê vjen sërish. Sipas Autoritetit, puna për sqarimin e rolit të ish-Sigurimit rast pas rastit, kalon nëper procese shumë të hollësishme dhe kërkime nëpër burime të ndryshme. Vetê asgjesimi i materialeve të shumta si dhe rrëmuja e viteve e vështirëson edhe mê shumë procesin, por përseri kêrkimi ështê i mundshëm. Ndêr burimet e rëndesishme êshtë Libri i Verdhë – libri i evidencës së punêtorit operativ nê zonë. Disa kohê më parë.

Për dosjet e ish sigurimit të shtetit u thanë gjëra nga më të ndryshme. Dikush shkroi se ato nuk hapen qëllimisht, të tjerë thanë se janë zhdukur nje pjesë e tyre. Kishte nga ata që deklaruan se ato do përdoren për kundërshtarët politikë. Po ashtu pati dhe nga ajo pjesë që u shprehën se me hapjen e dosjeve do të ndodhte “gjëma” e madhe. Koha ndryshoi. Sipas ligjit, Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjetz çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra si:

President i Republikës; anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politikë, anëtarë të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlefshme me to; anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;

ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;

dh) prefektë; drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;

ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;

f) drejtues të përfaqësive diplomatike;

g) guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të Bankës së Shqipërisë;

gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendësrektorë, dekanë, zëvendësdekanë në universitetet publike; drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorë të RadiotelevizionitPublik Shqiptar; drejtor dhe zëvendësdrejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare; çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi. Autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse: ka qenë, ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm; ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Pa dashur të analizoj se çfarë ndodhi në gjithë këto vite dhe përse nuk u hapën që në fillim dosjet e ish sigurimit të shtetit, sot më shumë se kurre jam i bindur se një ditë e vërteta do të dalë sepse dalëngadalë në po informohemi me fakte dhe dokumenta në lidhje me ish sigurimin e shtetit, falë punës dhe përkushtimit të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit te shtetit. Vite me parë kam berë një analizë se përse duhet të hapen dosjet jo vetëm për kategoritë që i përfshin sot ligji, por dhe për shoqërinë civile dhe median. Për rrezikun që mbetet evident nga ata që kanë qenë pjesë e bashkëpunimit me ish sigurimin.

Në këtë kuadër dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar se ish bashkëpunëtorët e regjimit paraqesin dy rreziqe potenciale. Ata mund të jenë moralisht të konvertuar, ose mund të jenë pre e shantazhit për shkak të veprimeve të tyre në të shkuarën. Në atë periudhë nuk është se isha në pritje të ndonjë reagimi pozitiv nga lexuesit, sepse ishte krijuar ideja se dosjet ishin një kapitull i “mbyllur”. Gjithësesi përpjekjet e mia nuk u ndalën për të hedhur dritë mbi të vërtetën ku janë me dhjetra dossier-ët të publikuar në median e shkruar. Por, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme. Duhet që çdo gjë ta filloja me veten, sepse tashë dyert e institucionit që merrret me dosjet janë të hapura për të gjithë. Kam asistuar në disa aktivitete që për mendimin tim nga mënyra se si janë realizuar nga autoriteti janë model për t’u marrë nga institucionet e tjera. Një meritë të veçantë ka kryetarja Gentiana Sula.

Situata pozitive e krijuar më motivoi që t’i drejtohem Autoritetit me kërkesë, për të vërtetuar që nuk kam qenë bashkëpunëtor apo i survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit. Kërkesa u regjistrua pranë Autoritetit me nr. prot. 849, datë 21.09.2018. Mbi bazën e verifikimeve të kryera u mor dhe Vendimi nr 476 dt 27. 12. 2018 i Autoritetit. Me pastërti figure. Kolegë (këtu kam parasysh të gjithë ata që para 1990-ës kanë qenë në punë apo në auditorët e shkollave apo universiteteve) është koha t’i drejtoheni vullnetarisht Autoritetit te dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Megjithëse jam i pari gazetar që ka bërë këtë veprim vullnetar, për mua më e rëndësishme është transparenca për ata që më besojnë dhe vlerësojnë kontributin tim shumëvjeçar në media. Për të tjerat, koha do të jetë gjykatësi më i mirë.