Kush i ka fajet për vendimin e KE? Rama publikon deklaratën e Donald Tusk dhe të Bashës: Pa koment!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, i cili e cilësoi vendimin e Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë si një dështim të qeverisë shqiptare.

Përmes një foto-mesazhi në “Facebook”, Rama citon kreun e KE, Donald Tusk, i cili tha se nuk është faji i Shqipërisë për mos hapjen e negociatave, ndërsa përbri fjalës së tij vë deklaratën e Bashës, duke shkruar me ironi “PA KOMENT”.

“Nuk pati unanimiteti për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut”, tha Donald Tusk.

“Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”, u shpreh Basha.