Kryeministri i Kroacisë: Keqardhje për mungesën e konsensusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Mundësi e humbur”. Kështu e quajti kryeministri kroat vendimin e Këshillit Evropian për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Francë 24, Andrej Plenkoviç shprehu keqardhje për mungesën e konsensusit për lejimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të fillojnë negociatat e pranimit në BE, duke e quajtur atë një “mundësi të humbur”.

Kroacia është vendi i fundit që hyri në Bashkimin Evropian, pas 23 vjet bisedimesh.

Kryeministri i vendit më të ri anëtar të BE, Kroacisë, që do të kryesojë edhe presidencën e radhës të Bashkimit Evropian që nga janari, foli për Brexitin dhe ofensivën turke në Siri.