Kryemadhi: Rama luajti me ëndrrën e shqiptarëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas mbledhjes në selinë blu me aleatët e opozitës, ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama luajti me ëndërrën e shqiptarëve dhe fjalëne ka me dështimin e negociatave. ”Axhenda jonë nuk është vetëm politike ka të bëjë me integrimin e vendit në BE. 9 kushtet e Bundestagut, axhenda më e kthjellët për politikën shqiptare. Ai që largon Shqipërinë nga BE është kryeministri Edi Rama. Maqedonia e Veriut u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave shqiptare. Nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar, duhet të jemi të kujdesshëm. Zgjedhjet e reja do të sjellin një shkrirje të akujve që Rama ka ngritur. Jemi të qartë që e ardhmja e Shqipërisë është BE dhe SHBA. Çdo realitet ku Rama kërcënon partnerët është pa të ardhme. 99 përqind e shqiptarëve e duan BE. Rama luajti me ëndrrën e tyre. Drita jeshile janë 9 kushtet”: