Kampionati kombëtar i shahut, Tirana e Butrinti kualifikohen në Champions League

Ka përfunduar kampionati kombëtar i shahut, ku ekipi i Tiranës është shpallur kampion, ndërsa nënkampion i Shqipërisë shpallet Butrinti

Pas këtij rezultati, ekipi sarandiot do të përfaqësojë Sarandën dhe Shqipërinë në Champions League, i cili do të mbahet në Austri vitin 2020.

Në kampionatin kombëtar të shahut, ekipi i Butrintit u përfaqësua nga Erald Mihasi, Lime Mihasi, Murat Mejdini, Zino Veleshnja dhe Çlirim Guxho.