Euro në 123,5 lekë, qytetarët: Më mirë leku

Euro e ka nisur javën në rënie në tregun e këmbimit valutor, duke humbur gati 0,3 pikë krahasuar me kursin e ditës së premte. Tashmë në kuotën 123,5 lekëve, valuta evropiane mbetet në nivelet më të larta të 6 muajve të fundit, duke ngjallur shpresat tek një pjesë për forcimin e mëtejshëm.Ndër përfituesit kryesorë të një vlerësimi të euros janë familjet shqiptare, ku 1 në 4 marrin të ardhura nga emigrantët. Kur pyetën nëse preferojnë një euro të fortë apo një lek të fortë, shqiptarët marrin në ekuacion edhe patriotizmin: “Më mirë leku i fortë se pagat merren me lekë. Leku është monedha që përdorim, kështu që është më mirë leku i fortë”.