Elbasan, burri tenton të vrasë me thikë gruan

Një burrë është shoqëruar në polici pasi ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, si pasojë e një konflikti mes çiftit.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shpëtuar gruan dhe duke shoqëruar bashkëshortin e saj.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.