Çfarë është i gatshëm Albin Kurti të lëshojë për Serbinë? Ja përgjigja

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i pyetur nga gazetari Çim Peka, se çfarë është i gatshëm të lëshojë për marrëveshje me Serbinë, Kurti është shprehur se ka vetëm dy gjëra për të cilat do të pranojë të dëgjojë nga Serbia.

“Të vetmet kërkesa që jam i gatshëm t’i dëgjoj janë, nëse Serbisë i duhet diçka nga Kosova për të hyrë në BE. Dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve serbë.

Unë dua të vë në pah, jo vajtimin serb për humbjen e Kosovës, por vuajtjet e shqiptarëve. Ata si kriminelë nuk janë dënuar. Kërkesa e Serbisë është për komunat serbe. Por këto unë nuk jam i gatshëm as ti dëgjoj.

Unë mund të lejoj që qytetarët serbë të marrin ndihmë mjekësore në Serbi, por jo asociacion. 80 % e serbëve që kanë ikur nga Kosova, e kanë bërë bashkë me forcat ushtarake të tyre”, tha Kurti. /syri.net