Braimllari: Protestat në axhendën e opozitës! Rama të ikë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i ftuar në studion e ”Report Tv”, u shpreh se fakti që nuk u hapën negociatat është një ngjarje e rëndë dhe përgjegjësi për të gjithë klasën politike. A do të ketë protesta nga opozita? Brahimllari thotë se protestat janë në axhendën e çdo opozite por theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet pas dështimit për çeljen e negociatave.

”Vendi është në një situatë mjaft të rëndë. Ka një kokëfortësi të një kryeministri të papërgjegjshëm që po e çon vendin në greminë. Protesta ka pasur kudo, fermerët në Lushnje, kudo Shqipëria është në protestë por suporti jonë ka qenë te hapja e negociatave. LSI-ja po flet për vendimmarrjen, zgjedhje të parakohshme do të ishin minimumi për këtë kryeministër. Zgjedhjet e parakohshme duhen sa më parë. I kemi parë si Edi Rama mashtron. 9 kushtet e Bundestagut nuk i shmang dot. Mbledh kryesinë e PS dhe bën sikur prodhon lajm, e cila është kthyer në rilindje. Sot duhet të flasim si do të dalim nga kriza, pse nuk e propozon. Opozita është e qartë, protestat janë në axhendën e çdo opozite, Edi Rama e kishte mundësinë të çlironte vendin nga kjo pengmarrje, tani është në dorë të qytetarëve. E dëgjuat cfarë tha Macron, pjesa më e madhe vendeve ishin kundër Shqipërisë. Shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së por Rama nuk do. Çfarë i kushtonte të ulej në dialog me opozitën? Nuk e shoh si arsye për bllokimin e negociatave, djegien e mandateve. Mos hapja e negociatave ishte një ngjarje shumë e rëndë për klasën politike”.