Bora Zemani befason me suprizën e saj personin më të shtrenjtë

Moderatorja Bora Zemani ka ditur si ta lumturojë babain e saj duke i bërë surprizën më të bukur.

Duke qenë se ai kishte mbajtur për 30 vite mbi sup gradën e kolonelit, pasi punonte si oficer i Forcave të Armatosura në Shqipëri, Bora ka vendosur të bëjë tatuazh mbi sup gradën e tij.

Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram momentin e veçantë kur i tregoi të atit surprizën e bukur, e cila do të mbetet përjetë në lëkurën e saj.

“Surpriza ime per babin ! Grada e Kolonelit (grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete. Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua! Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur!Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak. Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen”- shkruan Bora krahas fotove me të atin.