Bilanci i Policisë, Veliu: U goditën 32 grupe kriminale

Në ceremoninë e diplomimit të 402 oficerëve të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri me dije bilancin e këtyre 10 muajve. Veliu foli për goditjen e 32 grupeve kriminale, prej të cilave 21 me aktivitet në fushën e narkotikëve. Nga ana tjetër, ai tha se 72.1 milion eurove pasuri të luajtshme ose jo, janë sekuestruar nga aksioni i Policisë së Shtetit.

”Gjatë këtij viti policia e shtetit ka qenë e angazhuar maksimalisht në përmbushje të prioriteve kryesore në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimit dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë, rritjen e standardeve e kontrollit dhe mbikqyrjes së kufirit si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar. Vlen për tu përmendur sekuestrimi në total i 72.1 milion eurove pasuri të luajtshme ose jo, llogari bankare dhe të ardhura cash që kanë ardhur nga veprimtari i kriminale i personave dhe grupeve kriminale ose 41.8 milion euro se në 2018. Janë goditur 32 grupe kriminale prej të cilave 21 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.Janë zhvilluar 275 operacione policore prej të cilave 62 operacione në bashkëpunim me partnerërt dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare, 175 operacione falë bashkëpunimit dhe besimit të qytetarëve. Janë kapur 1446 persona në kërkim ose 2.6% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018”.