Bashkia Finiq “zhduk” gjuhën shqipe, njeh vetëm greqishten

Bashkia e fshatit Finiq me sa duket nuk e ka me shumë qejf përdorimin e gjuhës shqipe pasi komunikimet i bën në gjuhën greke. Një gjë e tillë vihet re në faqen zyrtare të këtij institucioni në Facebook.

Të gjitha njoftimet janë në gjuhen greke duke lënë në “harresë” gjuhën shqipe. Kjo bashki është pjesë e qarkut të Vlorës.

Një veprim i tillë është në shkelje të hapur të ligjit pasi çdo bashki në vend ka si detyrim që komunikimin zyrtar të kryejë në gjuhën shqipe.

Kryetari i bashkisë Kristo Kiço që vjen nga radhët e partisë së minoritetit grek MEGA, me sa duket ka vendosur që t’i sfidojë të gjithë duke zëvendësuar gjuhën shqipe me atë greke.