Basha i përgjigjet Ramës me citatet e liderëve europiane: I mbështes 100 %. Janë pro Shqipërisë, por refuzojnë Ramën

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka reaguar pas publikimit të citateve të përfaqësuesve të BE-së për negociatat me Shqipërinë. Duke ripostuar qëndrimet e tyre, Basha thotë se i mbështet të gjitha deklaratat e liderëve të BE për Shqipërinë, pasi ato faktojnë se problemi është Edi Rama.

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”,- shkruan Lulzim Basha në Twitter.