Basha: Europa refuzoi Edi Ramën, jo Shqipërinë. Zgjedhje të parakohshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi sot zgjedhje të parakohshme pas dështimit të qeverisë “Rama” në procesin e integrimit të vendit në BE.
Në një konferencë urgjente për mediat, Basha tha se “Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por qeverinë e Edi Ramës”.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qënë më i fortë se kurrë nga Gjermania që i tha Po Shqipërisë dhe JO qeverisë permes 9 kushteve që duhen përmbushur. Në Europë shkohet duke ndërtuar fillimisht standartet europiane në vendin tënd. Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nënkupton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndarje të politikës nga krimi, ndarje dhe balancim të pushteteve, institucione të forta dhe të pavarura të drejtesisë“,- tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së shtoi se Edi Rama po mban peng gjithë vendin dhe, sipas tij, zgjidhja është mbajtja e zgjedhjeve që do të sjellin një qeveri që ka pikën kryesore të axhendës integrimin në BE dhe zbatimin e 9 kushteve të Gjermanisë. Basha shtoi se Qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ështe koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.  Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj. Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane“,-  shpreh kreu i PD-së.

VIDEO/Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha