“Ata janë robër lufte”/ Përplasje në Open për deklaratën e zv ministres

Zv ministrja e brendshme Romina Kuka ngriti si problem kryesor në studion e Open faktin se të bllokuarit në kampet e Sirisë janë robër luftë, prandaj dhe bëhet më i vështirë operacioni për t’i rikthyer, por kjo deklaratë e saj shkaktoi debate në studio.

“Fakti që doli rasti i Alvinit në media dje, s\do të thotë që qeveria s’ka patur dijeni. Është shumë e vështirë për të identifikuar njerëzit atje. Harrojmë një fakt, që ata janë robër lufte, janë në një kamp ku të duhet të negociosh për t’i marrë. Ka patur tentativë, sepse nuk interlokutor atje. Me ndryshimin e situatës me kë të negocioj unë si qeveri shqiptare. Jemi të prekur, por nuk mund të rrezikojmë jetën e tyre.
Këta që thonë hajdeni dhe merreni, nuk është aq e thjeshtë, ka nga ata që kërkojnë para., megjithëse ky nuk është rasti”, tha Kuko.

Por nga ana tjetër, Ermir Gjinishi i ftuar në studio tha: “Pozicioni i Kukos i nxituar. Kush janë robër lufte, ata janë gra e fëmijë, të cilët nuk ka qenë palë direkte në këtë konflekt. Ne mund të bëjmë ironi, po ska kuptim. Shteti shqiptar s’është marrë fare me problemin dhe tani ju thoni që ne po trajtojmë cështjen me instrumente sekrete.Fenomeni ka filluar në 2012, kurse në 2015 ne dolem më një strategji”, tha ai.

Ndërsa një qytetar denoncon se nuk e pret njeri në shtet.

Florini është një vëlla i cili kërkon rikthimin e motrës së tij nga kampet siriane. Në Open ai tha se motra e tij, Klotilda Zani ndodhet atje që prej vitit 2014 dhe ka 3 fëmijë.

“ Unë jam drejtuar në Ministrinë e jashtme dhe nuk më kanë pritur fare. Në polici po ashtu, por nuk merret njeri. Kam 4-5 muaj që merrem me këtë gjë dhe nuk më ndihmon njeri.

Motra më ka shprehur se do të kthehet. Shteti nuk është interesuar fare. Motra më ka thënë se jeton në një çadër dhe ka dhe 3 fëmijë është në një situatë të keqe, bashkëshorti nuk dihet ku është”, tha Florini.