Vasili: 9 kushtet gjermane dhe Makron, që asgjësuan Ramën dhe Eurodiplomacinë kanabiste!

Nga Petrit Vasili

Gjermania dhe Makron u demonstruan qartësisht komplementarë ne qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë për negociatat. Shqipëria e filloi procesin ne nëntor te 2016, me marrjen e rekomandimit te pare historik për hapjen e negociatave. Kjo ndodhi vetëm falë votimit te reformës ne drejtësi me 140 vota dhe fale Ilir Metës, qe e realizoi atë. Shqipërisë ne atë kohe ju vendosen pese kushte për tu përmbushur ne mënyre qe ti hapej rruga çeljes se negociatave.

Gjermania duke vendosur 9 kushte, pra duke shtuar goditjen e krimit zgjedhor, votimet e paligjshme te 30 qershorit dhe ngritjen e gjykatave me te larta duke filluar nga Kushtetuesja vulosi kapjen e shtetit, drejtesise dhe votes se lire nga Rama.

Pra Gjermania i vuri vulën degradimit dhe jo ecjes përpara te Shqipërisë për shkak te qeverisjes se Edi Rames. Është sigurisht tragjikomike te shohësh qe euro burokratë te caktuar ne BE, qe nga njëra ane flisnin me gojën plot për gjoja përmbushje te kërkesave nga Shqipëria nga ana tjetër pranonin 9 kushtet gjermane.

9 kushtet e Gjermanisë ishin prova dërrmuese e dështimit te Rames, por edhe te Evropës burokratike dhe te euro diplomacisë kanabiste. Prova me e shëmtuar ishte, kur këta euroburokrate flasin për sukseset e një Shqipërie, qe nuk ekziston dhe qene te kundërt te fjalëve te tyre, është realisht e zhytur ne probleme kritike te demokracisë dhe shtetit ligjor, probleme qe vetëm shtohen e rendohen.

Gjermania dhe Makron ishin komplementare dhe te se njëjtës bindjeje, e te te njëjtit qëndrim refuzues ndaj antishtetit te Rames dhe eurodiplomacise kanabiste. Pranimi i raporteve te rreme dhe te akaparuara për Shqipërinë, te hartuara prej euroburokrateve kanabistë do te ishte demi me i madh, qe mund tu behej shqiptareve. Reforma te vërteta, te konsoliduar dhe te qëndrueshme kjo është ajo për te cilën Shqipëria ka nevoje sot me shume se kurrë, pasi ndodhet ne udhëkryqin e saj me te rrezikshëm. Ndaj është shume e qarte qe s’ka asnjë diference mes Gjermanisë dhe Makron.

Makron gjithashtu imponoi duhet te marre fund njehere e pergjithmone euroburokracia diplomatike e kanabisit, qe dezinformon dhe u krijon alibi autokrateve, si antivlere, si antimoral, si nje bombe ne themelin e principeve te BE dhe arsyeve te ekzistences se saj. Zyrtare europiane, te cilet nga monitoruesë te rrepte kthehen ne eurodiplomate kanabiste, kliente dhe nepunes te qeverise ne Shqiperi, nuk u duhen as shqiptareve as Europes vete pasi mund te gerryejne edhe vetë ate. Edi Rama eshte humbesi i vetem dhe pa asnje alibi ne te gjithe kete proces deshtimi per Shqiperine qe vuan izolimin per shkak te tij.

Edi Rama si armik i integrimit, prej gati nje dekade, duke filluar nga turpi i bllokimit te integrimit per tre vite per nje kryetar qarku ne Fier dhe per me shume se gjashte vite duke ngritur narkoshtetin antieuropian, sot mbetet pengesa e vetme per hapjen e negociatave. Largimi i tij eshte mision i te gjithe shqiptareve sepse ai po le jashte Europes te gjithe ata pavaresisht bindjeve te tyre politike. Gjermania dhe Makron e rrezuan narkoshtetin,akaparimin eurodiplomatik kanabist.

Ata legjitimuan zemerimin e mijra e mijra shqiptareve, qe prej muajsh jane derdhur ne sheshet e Shqiperise dhe 85% e tyre refuzuan votimet e paligjshme komuniste te 30 qershorit. Antishteti i Rames eshte tashme lakuriq ne syte e te gjithe Europes dhe botes. Gjermania dhe Makron e bene te vetën tani u takon shqiptareve te bejne te tyren …