United ndal për herë të parë Liverpoolin në këtë sezon (VIDEO)

Manchester United i shkakton ndalesën e parë Liverpoolit pas 9 javësh në Premier League, por nuk ka mundur që të fitojë. Dueli i luajtur në “Old Trafford” është mbyllur në barazim 1-1.

 

Djajtë e Kuq kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 36-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Pereira jep një pasim magjik për Rashford, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Liverpooli kërkoi me ngulm golin e barazimit, por do ta kishte shumë të vështirë. Klopp hodhi në fushë edhe Lallana, i cili vendosi baraspeshën 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Barazimi e mban ende të pamposhtur Liverpoolin që kryeson kampionatin me 25 pikë, 6 më shumë se City. /R.Lika-Koha Jone/