U sulmua nga ariu, bariu nga Kukësi jashtë rrezikut për jetën

U përlesh me ariun, por fatmirësisht bariu 45-vjeçar nga Kukësi, Ekrem Spahiu është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Mjeku Admir Sinamati ka postuar në faqen e tij në facebook një foto të Spahiut nga spitali. “Me Ekrem Onuzin, sfidantin e ariut të murrmë! Me disa dëmtime, por falë Zotit jashtë rrezikut per jetën. Shërim të shpejtë dhe të plotë Ekrem Onuzi” shkruan ai.

Bariu 45-vjeçar, Ekrem Onuzi, mbeti i plagosur në fshatin Nangë të Kukësit pasi është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat, në bjeshkët e Gjalicës. Ai ka marrë disa plagë në kokë dhe në gjymtyrë të tjera të trupit.