S’e dimë më se nga ta kapim fillin e punëve tona!

Nga Ylli Manjani

Një hallakatje e madhe psikologjike e llogjike na ka ndodhur.

Kur mendoj se më i miri i letrave tona, zoti Kadare gjeti kohë ti’ shkruante Romana Vllahutinit, ku shprehte gatishmërinë t’i ulej në gjunjë, vërtetë diçka nuk shkon!

E kujt i shkroi?!

Romanës që ngatërroi keqas këtë vend dhe vetëm fshehu pa pikë turpi për të fshehur realitetin e hidhur shqiptar.

Macron Presidenti i Francës, ku jeton zoti Kadare tha të vërtetën, por nuk e meriton as gjysmën e letrës së Romanës.!!

Kishim nevojë për një letër, për një lutje publike (jo rënie në gjunjë) për Presidentin e Republikës së Francës para një jave që të bashkohej me Gjermaninë dhe ta mbikqyrnin vënce këtë vend. Jo të na hapnin negociatat, por të na tregonin rrugën që u shtrua nga Gjermania.

Edhe tani, që Macron masakrohet publikisht nga eksponentë e analistë qeveritarë, prap e meriton një letër ndjese, shumë më tepër sesa “ç’meritoi” Romana.

Macron tha të vërtetën, atë të vërtetë që Romana, Mogherini, Hahn, Tusk, Junker e Knut etj etj burokratë në Bruksel e FSHEHËN!!!

E vërteta falenderohet, gënjeshtra nuk pranohet!

Nejse, s’është me të thënë kjo punë.

Qartësisht na ka humbur filli…