Rriten sërish temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 16ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 26 ºC dhe në zonat bregdetare nga 17C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimideri në 2 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 21ºC dhe në zonat e ulëta nga 12ºC në 26ºC.