Protesta për rritjen e çmimit të metrove, 3 të vdekur dhe gjendje emergjence kombëtare në Kili

Kili kaloi mbrëmë natën e dytë të protestave të dhunshme. Tre persona janë vrarë gjatë protestave. Ato ndodheshin brenda një supermarketi i cili u përfshi nga flakët gjatë demostratave.

 

Dy nga viktimat ndërruan jetë në vend ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, tha për gazetarët krysebashkiaku Karla Rubilar.

Protesta nisën për shkak të rritjes së tarifës së metrove. Presidenti Sebastián Piñera ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ushtria ka rrethuar kryeqytetin Santiago pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.