Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, kapet adoleshenti

Një i moshuar ka humbur jetën për shkak të një aksidenti që ndodhi në vendin e quajtur “Tre urat” në Lushnje, përgjatë një aksi rural. Pas përplasjes automjeti është larguar nga vendngjarja, ndërsa viktima ka qenë këmbësor, i identifikuar si shtetasi Fatmir Muça, 64 vjeç.

Pak orë më pas policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit i cili u largua nga vendngjarja.

Pas aksidentit, shtetasi J.G u largua nga vendngjarja por më pas u bë shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.