Pasagjeri tenton të hapë një nga dyert, avioni bën ulje të detyruar

Avioni i kompanisë ajrore ”Transavia”, me destinacion Marakeshin, u detyrua të riulej në aeroportin e Orlisë.

 

Vetëm pas 15 minutave fluturim, për arsye të paditura, një pasagjer u përpoq të hapte një nga dyert e avionit, tip ”Boeing 737”, gjë që është e pamundur, njoftoi një zëdhënës i ”Transavia”-s.

Pasagjeri u ndalua menjëherë nga ekuipazhi dhe, pas uljes në aeroport, iu dorëzua policisë.