Nuk e meritojmë

Nga Dritan Kaba –
Qytetari Petrit Duki, i cili ishte ne proteste per te mbrojtur pronen e tij nga nje qeveri kriminale, eshte akuzuar per “Vrasje me dashje” nga Policia e pushtetit kriminal. Prokuroret e Krimeve te renda e ndryshuan akuzen ne kundershtim te forcave te rendit. Atyre iu erdhi turp kur lexonin kete akuze te perpunuar nga Policia e Shtetit te bandave dhe oligarkeve.
Gjithaesi ne fund Gjykata e krimeve te renda i dha masen me arrest shtepie, njeriut qe po protestonte qe te mos i shembnin shtepine.
Nderkohe para dy ditesh u lirua nje kriminel i kapur me mina me telekomande dhe droge, me sherbim prove.
Nuk e kuptoj si mund te meritojme hapjen e negociatave.
Shqiperia eshte nen nje diktature me te eger se ajo komuniste. Vendi yne gjendet nen nje rregjim te krimit te organizuar, pa zgjedhje te lira dhe me kriminele qe lirohen dhe protestues qe burgosen.
Kjo eshte gjendja e Shqiperise. Opozita duhet ta artikuloje qarte qendrimin e saj. 72 perqind e shqiptareve ne nje sondazh te emisionit “Opinion” u shorehen, se ne nuk e meritojme hapjen e negociatave. Çdo shqiptar i ndershem eshte i ndergjegjshem me situaten ku ndodhet vendi yne.
Kush nuk e kupton kete e ka te veshtire te jete zeri i shumices se qytetareve.