Një milionë vetë në rrugë për Brexit, kërkohet referendum i ri

Mbështetësit e kampit për qëndrim në BE-së janë rikthyer në rrugët e Londrës me thirrjet për një referendum të dytë. Sipas raporteve në mediat vendase, që citojnë organizatorët e lëvizjes People`s Vote, një milionë vetë kanë dalë që të kërkojnë mbajtjen e një votimi të dytë, pas atij të 2016-tës, kur me një diferencë të ngushtë votash që përmbysi rezultatin në çastet e fundit, u vendos shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Europian.

 

Parlamenti do të votojë për marrëveshjen, vetëm kur të jetë miratuar e gjithë paketa ligjore e paraparë për daljen nga BE, thanë ligjvënës të tij, edhe pse Boris Johnson betohet se nuk ka marrëveshje më të mirë se ajo që ka sjellë nga Brukseli.