Gola, spektakël dhe ankth, Interi mund me vuajtje Sassuolon (VIDEO)

Interi ka arritur një fitore të vuajtur 4-3 ndaj Sassuolos në transfertë, teksa do të rrezikonin shumë në minutat e fundit. Zikaltrit do të zhbllokonin rezultatin që në minutën e dytë me Lautaro Martinez, por kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme me Berardin.

 

Në fundin e pjesës së parë, Lukaku u bë protagonist duke shënuar dy gola në harkun e 7 minutave. Fillimisht shënoi me një lëvizje të bukur në zonë, ndërkohë që më pas do të realizonte nga pika e bardhë, pasi një penalltie të fituar nga Martinez.

Skuadra e Conte do të arrinte që të shënonte edhe golin e katërt në pjesën e dytë me Martinez, i cili shkoi nga pika e bardhë për të mposhtur Consiglin. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan, duke shënuar fillimisht me të sapofuuturin në fushë Filip Djuricic, ndërkohë që në minutën e 82-të, Jeremie Boga shënoi një gol shumë të bukur duke i bërë edhe më emocionues minutat e fundit.

Zikaltrit do të ruanin avantazhin deri në fundin e ndeshjes, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve, 1 më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/