Fluturimi më i gjatë në histori, nga New York në Sidney

Një avion i kompanisë australiane Qantas ka arritur të vendosë një rekord të ri për udhëtimin më të gjatë në histori. Një avion i tij i nisur nga New York mbërriti në Sydney pas 19 orësh!

 

Ky ishte një lloj eksperimenti për të testuar efektet e atij që do të jetë fluturimi më i gjatë komercial, duke llogaritur lodhjen që përjetojnë si pasagjerët, ashtu edhe ekuipazhi. Qantas e përshëndeti si “historik” momentin kur avioni, një Boeing i ri 787-9 Dreamliner u ul pa probleme në tokë ndërsa nuk kishte kryer asnjë ndalesë rrugës.

49 persona ishin në bord, me qëllimin që të arrihej një peshë minimale dhe të garantohej autonomia e nevojshme e mjetit. Kompania po planifikon të kryejë më vonë gjatë vitit një fluturim të ngjashëm prove, këtë herë nga Londra drejt Sidnejt.