Dopieta e Lukakut dhe Martinez, Interi i mbyllë në avantazh 45 minutat e para (VIDEO)

Interi e ka mbyllur në avantazh 3-1 pjesën e parë ndaj Sassuolos. Zikaltrit shënuan që në minutën e dytë me Lautaro Martinez, por kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme me Berardin.

Në fundin e pjesës së parë, Lukaku u bë protagonist duke shënuar dy gola në harkun e 7 minutave. Fillimisht shënoi me një lëvizje të bukur në zonë, ndërkohë që më pas do të realizonte nga pika e bardhë, pasi një penalltie të fituar nga Martinez.