Dermaku debuton në Seria A, Parma shpartallon Genoan(VIDEO)

Parma i jep një “shuplakë” të fortë Genos në javën e tetë të Serisë A, duke e mposhtur thellë me rezultatin 5-1, me skuadrën e drejtuar nga Andreazzoli që nuk po sheh dritë në fund të tunelit.

 

Spikati për ekipin italian Cornelius, i cili realizoi tre gola të njëpasnjëshëm për vendasit, ndërsa Kucka, që zhbllokoi sfidën, dhe Kulusevski që mbylli serinë e golave, dhanë kontributin e tyre në këtë fitore të thellë të Parmës.

Vlejti për asgjë goli i Pinamontit për rezultatin momental 4-1, pasi Genoa nuk kishte forca për të realizuar përmbysjen e madhe, përkundrazi pësoi edhe një gol tjetër në fund për të vulosur ditën e keqe. Në këtë takim, në radhët e Parmës debutoi mbrojtësi kuqezi, Kastriot Dermaku, që qëndroi në fushë për 75 minuta.