Dermaku: Debutimi në Seria A, një emocion i jashtëzakonshëm

Kastriot Dermaku sot më në fund bëri debutimin në Seria A. Mbrojtësi i kombëtares sonë bëri një ndeshje shumë të mirë, teksa pas ndeshjes është intervistuar nga mediat italiane.

 

“Për mua ishte një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një moshë të caktuar, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur, pasi shfrytëzuam çdo mundësi që kishim.

Zëvendësimi? Kam pasur dhimbje, mbase isha pak i lodhur, por asgjë, kaq.

Kombëtarja? Falënderoj stafin që më dha besim pavarësisht se nuk luajta te Parma. Ata më dhanë minuta në këmbë, duke më bërë të luaja në ndeshje të rëndësishme. Babai im vetëm mësoi që unë po luaja, dhe erdhi menjëherë nga Kosova.

Vazhdimi? Ne duhet të punojmë, siç po bëjmë çdo stërvitje. Sa më shpejt të arrijmë te goli, aq më mirë. Stimuli dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani le të shohim se si trajneri do vendosë të përgatisë ndeshjen kundër Interit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi Dermaku.

Image result for kastriot dermaku