Ali Ahmeti: Të fitojë më i miri, një ndër takimet më konstruktive

Një ndër takimet më konstruktive1 Kështu e ka cilësuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbledhjen me liderët politik për caktimin e 12 prillit si datë të re të zgjedhjeve.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar.

Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri” deklaroi kryetari i  Bashkimit Demokratik për Integrim.