Aksidentohet Albin Kurti, makina e tij përplaset me policinë

Vizita e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës në Tiranë, Albin Kurti është shoqëruar me një incident. Mësohet se makina me të cilën po udhëtonte Kurti është përplasur me një nga automjetet e policisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, gjithçka është në rregull dhe se nuk persona të lënduar.

“Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, shkruan ai. Ju kujtojmë se Kurti ndodhet në Tiranë për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e Kosovës.