Aksidenti i rëndë në tunelin e Krrabës, viktima është vëllai i deputetes së PS

Elton Maçolli është viktima i cili humbi jetën një ditë më parë nga aksidenti në tunelin e Krrabës. Mësohet se 42-vjeçari është vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

 

Sipas policisë, si pasojë e parakalimit të gabuar makina u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë, duke bërë që makina, e cila ishte edhe me impiant gazi të merrte flakë.

Sipas “Ora news”, 42-vjeçari ndërroi jetë në vend, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Elton Maçolli punonte të regjimenti i Farkës dhe ishte pilot helikopteri.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.